Flet asamblistja nga Lipjani pas arrestimit të familjarëve: Plotësisht e bindur në pafajësinë e prindit dhe vëllait

18:03 | 15 Maj 2024
flet-asamblistja-nga-lipjani-pas-arrestimit-te-familjareve:-plotesisht-e-bindur-ne-pafajesine-e-prindit-dhe-vellait

Asamblistja e LDK-së në Lipjan, Albiona Tasholli, babai dhe vëllai i të cilës janë ndaluar e dyshohen për veprat penale “Shtytja në vetëvrasje” dhe “Fajdeja”.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se është e bindur se familjarët e saj janë të pafajshëm.

“Jemi të pastër para Zotit dhe do të dëshmohemi të pafajshëm edhe para ligjit. E vërteta, pa dyshim që do të dalë në dritë”.

“Ndërkohë që përjetoj presion psikologjik nga mediat me akuza të rreme, betohem se do të vijë dita kur do të ballafaqohem edhe me ju para organeve të drejtësisë! Gjithsesi, mendoj që nuk duhet të flitet fjala e fundit e para! Sqarimi im i fundit për këtë rast! Po jemi të pafajshëm!”, ka thënë Tasholli.

 

Komento: