Po vazhdon dëshmia e policit dhe avokatit të tij në lidhje me rastin e 16 vjeçares nga Drenasi.
Një ditë më parë, kur po vendosej rreth masës së paraburgimit ndaj policit të dyshuar Vesel Veseli, për keqpërdorim sek-sual, duke keqpërdor pozitën, si dhe për ndërprerje të palejuar të shtatzënisë, avokati i të dyshuarit, Bekim Kafexholli, para gjykatës ka deklaruar se e dëmtuara ka shkuar vetë në Ordinancën “Cerstina” për të abortuar.
Detaje të reja, Prokurori përshkruan para gjykatës rastin në Drenas
Në vendimin e gjykatës, që e posedon Koha Ditore, ai ka deklaruar fillimisht se klienti i tij nuk e njeh profesorin, të cilin e ka denoncuar e dëmtuara para policisë. Ka thënë se i dyshuari nuk ka bërë kurrfarë ndikimi apo presioni rreth denoncimit që ajo e ka bërë para policisë.