Flet babi i Neymarit, pas akuzave ndaj djalit të tij

23:09 | 03 Qershor 2019

Neymar po përballet me akuzën për keqpqërdorim të një vajze.

Ylli i Paris Saint Germain, Neymar JR, ka folur për herë të parë pas akuzave drejtuar lojtarit, lidhur me një keqpërdorim të mundshëm.

Babai i lojtarit nuk është dukur aspak i lumtur bazuar nga fjalët e tij, duke thënë se kjo që po ndodh është e padrejtë.

Më herët, policia ishte futur edhe në kampin stërvitor të Brazilit, duke bërë që situata të bëhet shumë e nxehtë.

“Ne nuk kemi pasur zgjidhje tjetër (për postimin e videos)” ka thënë fillimisht babai i Neymar.
“Do të preferoja një vepër interneti para keqpërdorimit. Ishte Instagrami ai që pranoi videon. Sipas rregullave të Instagram, ishte gjithçka normale” ka thënë tutje ai.

“Ai censuroi fotot, emrin e gruas, por kishte nevojë të mbronte vetën e tij shpejtë. Është më mirë që të tregohet e vërteta rreth asaj çfarë ndodhi. Ne e dinim për këtë, por nuk e prisnim të shkonte drejt policisë” ka thënë ndër të tjerash prindi i Neymar.

Neymar kishte publikuar një video në Instagram ku shiheshin bisedat e tij me gruan që po e akuzon për keqpërdorim.

Komento: