Flet deputeti i Bundestagut: Duhet të rritet numri i trupave të KFOR-it në Kosovë

17:01 | 28 December 2022

Deputeti i Bundestagut: Duhet të rritet numri i trupave të KFOR-it në Kosovë.

Deputeti i Bundestagut Adis Ahmetoviq, ka reaguar për zhvillimet aktuale në veriun e Kosovës.

Ahmetoviq tha se situata e krijuar mes Kosovës dhe Serbisë është tejet shqetësuese.

Ai theksoi se duhet të kërkohet sqarimet lidhur me informacionet se anëtarë të grupit rus Wagner janë vendosur në Serbi.

Socialdemokrati shtoi se duhet të këtë vullnet për të parandaluar ndonjë konflikt të armatosur.

“Në vend të provokimeve si p.sh vendosja e forcave serbe në gatishmëri të lartë luftarake dhe bllokimi i rrugëve transportuese ose kufitare. Duhet të ketë një vullnet të vërtetë për të negociuar dhe për të parandaluar një konflikt të armatosur”.

Adis Ahmetoviq, tha se duhen veprime të menjëhershme nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Tani më shumë se kurrë, BE-së dhe SHBA-së i kërkohet të ndërmarrin masa të menjëhershme konkrete për të përjashtuar përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për të siguruar paqen në Kosovë, për shembull duke rritur përsëri numrin e trupave të KFOR-it në vend, të cilat kanë dëshmuar vlerën e tyre si një spirancë e stabilitetit në rajon”.

Ai tha se pavarësisht se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka kërkuar nga KFOR-i që t’i heq barrikadat, rrugët vazhdojnë të jenë të bllokuara.

Komento: