Doktori Salih Krasniqi ka folur për motrën që u privua nga jeta nga bashkëshorti i saj në Dardani.
Gjatë ditës së djeshme në varrezat e Zllatarit në Matiqan i është dhënë lamtumira e fundit 60 vjeçares Hysnije Krasniqi e cila ndërroi jetë në ngjarjen tragjike të së hënës në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Ajo u privua nga jeta nga bashkëshorti i saj Hasan Krasniqi i cili privoi nga jeta gjithashtu edhe renë 28 vjeçare (Remzije Krasniqi) dhe në fund edhe veten.
Vëllai i të ndjerës, doktor Salihi Krasniqi, ka treguar arsyet pse motra e tij nuk është varrosur në të njëjtat varreza me bashkëshortin e saj dhe njëherit dorasin e këtij akti.
Ai ka thënë se si familje nuk kanë lejuar që motra e tij të varroset afër dorasit.
Krasniqi ka konfirmuar se motra e tij dhe bashkëshorti i saj, të dy tashmë të ndjerë, kanë pasur probleme bashkëshortore edhe më herët.
Ai gjithashtu ka thënë se Hasan Krasniqi ka pas në të kaluarën vizita tek neuropsikiatri.
61 vjeçari Hasan Krasniqi, dy ditë më parë, në lagjen “Dardania” kreu një aktin e rëndë të trefishtë pasi privoi nga jeta gruan e tij (Hysnije Krasniqi) një vit më të re, renë 28 vjeçare (Remzije Krasniqi) dhe në fund edhe veten.
Remzije Kamberi-Krasniqi pritet të varroset gjithashtu sot, në orën 16:20, në varrezat e Dragodanit.
Dy djemtë e të ndjerit nuk kanë dashur të flasin për këtë rast duke thënë se kjo çfarë ka ndodhur është një tragjedi.
Motivet e këtij akti të trefishtë ende nuk janë tërësisht të qarta, mirëpo besohet se autori kishte probleme psikike.