Flet drejtori i emergjencës, kjo është gjendja e tre të lënduarve nga aksidenti në Shkup

20:06 | 14 Shkurt 2019

Edhe tre të lënduarit e tjerë nga aksidenti në Shukup janë në gjendje kritike.

Drejtori i Emergjencës, Ilir Hasani, ka thënë se tre nga të lënduarit në aksidentin Shkup-Tetovë janë në gjendje kritike.

Drejtori i Emergjencës, Ilir Hasani, për “Kanal5”, tha se jeta e një vajze të re e lënduar në aksidentin e djeshëm është ende në rrezik.

“Vajza është në gjendje kritike të rëndë. Luftojmë në çdo moment për jetën e saj”, tha drejtori Hasani.

Drejtori thotë në gjendje kritike janë edhe dy pacientë tjerë.

“Njëri është i moshës rreth 40 vjet dhe një udhëtar i cili është në spitalin ‘8 shtatori’ por gjendja e tij është përkeqësuar. Pacientët tjerë që janë në emergjencë për momentin kanë gjendje shëndetësore stabile”, tha Hasani.

Komento: