Flet drejtori i spitalit pas arrestimi i mjekëve në Gjilan

13:20 | 30 April 2023

Arrestimi i mjekëve në Gjilan, flet drejtori i spitalit.

Për arrestimin e mbrëmshëm të dy mjekëve në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan për marrje ryshfeti, ka folur drejtori i këtij institucioni, Arsim Emini.

Emini tha se mjekët janë arrestuar sa ishin në ndërrimin e kujdestarisë.

“Mbrëmë rreth orës 20 jam njoftuar prej palës, e cila ka kërkuar shërbim për motrën në spital, që i kishte denoncuar dy mjekët, informatë jozyrtare kjo. Pastaj nga Krimet Ekonomike jam njoftuar se janë arrestuar dy mjekë, njëri kirurg e tjetri anesteziolog, për marrje ryshfeti, pasi kanë qenë në ndërrimin e kujdestarisë, më kanë njoftuar në mënyrë që pacientët të mos mbesin pa shërbime. Pastaj rreth orës 23 jam njoftuar se të dy mjekët janë ndaluar për 48 orë”, ka thënë Emini

Komento: