Flet e infektuara me koronavirus në Shqipëri, ka një mesazh për gjithë shqiptarët

09:10 | 22 March 2020

Është rritur numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, ka postuar videon e një vajze e cila është e prekur nga coronavirusi – ka një mesazh për shqiptarët ku u kërkon që të qëndrojnë brenda.

Ajo ka bërë thirrje për njerëzit që mos të dalin lirshëm dhe të zbatojnë urdhrat e qeverisë.

Ndërkaq, Rama ka falënderuar vajzën duke i dhënë kurajë.

“Ti zemër do ia dalësh pa diskutim dhe unë jam me ty, të gjithë ne jemi me ty, deri kur të shërohesh plotësisht! Por ti meriton edhe një falënderim të me gjithë zemër, për fjalët e thjeshta, të vërteta, të ndjera, që ke ndarë me të gjithë ne, sot kur të gjithë kanë nevojë të dëgjojnë dhe disa prej nesh, kanë akoma nevojë të kuptojnë që jemi në një luftë botërore për jetën, jo në një lojë kukafshehthi, ku kemi të drejtën të mërzitemi e të ankohemi pse po e kufizojmë skajshmërisht lirinë tonë!

Ti nuk ke nevojë për kurajo, sepse dalja jote publikisht tregon se kurajon e ke të jashtëzakonshme, kështu që unë nuk mund të të jap kurajo ty, po dua të të falënderoj për kurajën që ti më dhe mua me fuqinë magnetike të brishtësisë tënde. Përqafime nga larg dhe me patjetër do të takohemi kur të mbarojë lufta”, ka shkruar Rama.

Komento: