Flet gruaja e cila u bë e para që mori vaksinën kundër koronavirusit, ky është rrëfimi i saj

20:18 | 16 March 2020

Ka folur gruaja e cila u bë e para që mori vaksinën kundër koronavirusit.

Studiuesit në SHBA kanë nisur përdorimin eksperimental të një vaksinë kundër koronavirusit.

Vaksina është krijuar në kohë rekorde pas shpërthimit të virusit nga Kina derisa është përdorur në vullnetarë.

“Ne të gjithë ndihemi të pafuqishëm. Kjo është një mundësi e madhe për mua për të bërë diçka në këtë drejtim”, tha Jennifer Haller, 43 vjeçe nga Seattle, e cila mori vaksinën.

Ajo është nënë e dy adoleshentëve dhe ‘ata mendojnë që është gjë e mirë” që ajo u bë pjesë e studimit.

Vaksina do të testohet në 45 vullnetarë.

Dhjetëra ekipe të hulumtuesve në mbarë botën janë duke bërë të pamundurën që të prodhojnë vaksinën kundër COVID-19, që po vazhdon të përhapet me shpejtësi të madhe nëpër botë.

Komento: