Flet i mandatuari për kryeministër nga LDK-ja: Asnjë shkronjë e Kushtetutës nuk do të cënohet

21:01 | 30 Prill 2020

Avdullah Hoti ka thënë se nuk do të cënohet asnjë shkronjë e Kushtetutës.

I mandatuari për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti thotë se legjitimi i institucioneve ekzekutive të Kosovës, përmes votimit të Qeverisë së re, do të ndodhë në mënyrë demokratike përmes votës së përfaqësuesve të popullit në Kuvend.

Hoti ka thënë se asnjë shkronjë e Kushtetutës nuk do të cenohet, përkundrazi do të respektohet e lartësohet.

Shkrimi i tij i plotë:

Legjitimi i institucioneve ekzekutive te Kosoves, permes votimit te Qeverise se re, do te ndodhe ne menyre demokratike permes votes se perfaqesuesve te popullit ne Kuvend.

Asnje shkronje e Kushtetutes nuk do te cenohet, perkundrazi, ajo do te respektohet e lartesohet.

Komento: