Flet infermierja e infektuar me koronavirus, thotë se ishte e befasuar nga simptomat

23:13 | 16 Mars 2020

Ka ardhur rrëfimi nga infermierja e cila është infektuar me koronavirus.

Infermierja që u infektua nga koronavirusi ka zbuluar që është habitur me simptomat e kësaj sëmundjeje, dhe që s’ishin aspak ashtu siç i kishte pritur.

Lisa Merck, nga Koloradoja, u testua pozitivisht për koronavirus pasi vizitoi Haëain për një konferencë mjekësore, shkruan Independent, përkthen Periskopi.

Znj.Merck i tha kanallit të lajmeve KDVR që simptomat e saj ishin tepër të vogla në fillim, por që kishin eskaluar keq më pas.

“Shkuam në një konferencë mjekësore atje dhe ishim gati të iknim kur nisën simptomat e para të vogla. Kjo ishte.” – tha ajo.

Sidoqoftë, më pas kur po kthehej në shtëpi filloi të ndjente kokëdhimbje dhe dhimbje, para se shëndeti i saj të binte krejtësisht para se të mbërrinte në Kolorado.

“U kthyem në shtëpi dhe muskujt m’u enjtën, eshtrat më dhimbnin.” Tha ajo. “Më dukej sikur dikush po më therte me diçka të akullt.” – vazhdoi ajo.

Deri tash janë gati 160 mijë raste të të infektuarve me koronavirus në mbarë botën.

Komento: