
Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK ende nuk kanë arritur që të nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëqeverisje.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se sot nuk do të ketë takim me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Këtë Mustafa i bëri para takimit me kryetarin e Grupit të EPP-së në Parlamentin Evropian, Manfred Ëeber, në një prononcim për T7.
Mosmarrëveshjet për arritjen e një koalicioni mes Vetëvendosjes dhe LDK-së dolën në pah për shkak të ndarjes së ministrive, postit të kryeparlamentarit dhe presidentit.