Flet këshilltari i Haradinjat: Taksa hiqet nëse SHBA na thërret në konferencë në Shtëpinë e Bardhë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Flet këshilltari i Haradinjat: Taksa hiqet nëse SHBA na thërret në konferencë në Shtëpinë e Bardhë

22:05 | 17 Janar 2019

Edhe nga kabineti i kryeministri Ramush Haradinaj thonë se taksa mund të hiqet.

Këshilltari i kryeministrit, Erolld Belegu thotë se taksa 100 për qind ndaj produkteve serbe mund të hiqet nëse ndërkombëtarët ofrojnë garanci për qeverinë e Kosovës. Ai ka thënë se taksa mund të hiqet nëse SHBA fton Kosovën një konferencë në Shtëpinë e Bardhë.

‘Nuk është që ne në bazë ditore nuk e shqyrtojmë këtë kërkesë të SHBA’ve. Mirëpo edhe ne i kemi disa kërkesa që janë të lidhen me kërkesën e tyre’, tha Belegu.

Në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, këshilltari i Haradinjat ka thënë se konferenca në Shtëpinë e Bardhë do të ishte një garanci për Kosovën, që më pastaj të hiqet taksa ndaj Serbisë.

‘Të përgatitet një dokument që pak a shumë është në negocim, të përgatitet një konferencë dhe para asaj jam i sigurt Qeveria do ta heq taksën, do të shkojmë në konferencë. Ajo konfernvcë mundësisht të jetë në Shtëpinë e Bardhë. Do e suspendojë derisa të mbarojë ajo konferencë’, tha Belegu.

‘Nëse kemi një garant ndërkombëtar si SHBA për një konferencë me material”, tha Belegu.

Komento: