Flet komandant Hoxha, pas intervistimit nga Gjykata Speciale

23:00 | 11 March 2019

Komandant Hoxha ka përfunduar intervistimin disa-ditor në Prokurorinë Speciale në Hagë.

Këtë e ka bërë të ditur vet, Ismet Tara, i njohur si komandant Hoxha përmes një njoftimi në Facebook, përcjell ORAinfo.

Hoxha është shprehur i lumtur për përfundimin e intervistës së tij.

“Është kënaqësi për mua që kreva detyrimin tim ndaj gjykatës së Hagës. Ishte kënaqësi që u njoftova me të gjithë këtu. Falënderoj stafin që ishte korrekt ndaj meje. Duhet të jenë krenar për luftën e pastër e të shenjtë të UÇK-së siç kemi bërë, e dimë dhe do ta mbrojmë edhe nëse duhet me jetët tona në Hagë apo kudo që paraqitet nevoja”, ka thënë Tara. /ORAinfo/

Komento: