Kreu i Listës Serbe ka folur për kërcënimet.
Simpatizantët e këtij subjekti po e presin orën dymbëdhjetë që të fillojë tubimi që është thirrë nga ky subjekt politik. E me të ardh krerët e këtij subjekti u treguan të dashur me pjesëmarrësit. Nuk vonoi shumë e tubimi filloj.
I pari që foli ishtë Radomir Jankoviç, i cili u prezantuar si doktor shkence në Serbi e Rusi. Pas tij foli edhe Dalibor Jevtiç. Ai nuk preferoi ti referohet Kosovës si Republikë. Ky tubim u shoqërua edhe me këngë nacionaliste serbe. E nuk harruan as përmendin emrin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Pas përfundimit të këtij tubimi, kreu i Listës Serbe folur për raportet që kanë me bashkëkombësit e tyre, të cilët patën thënë se ndjehen të kërcënuar nga Lista Serbe.
“Nenad Rashiq dhe Sllobodan Petroviq, Rada Trajkoviq dhe Alleksandar Jabllanoviq nuk i frikohen asnjë kërcënimi sepse kërcënime nuk ka, ata i frikohen rezultateve te zgjedhjeve. Deri ne ketë moment nuk kemi pranuar asnjë dëshmi qe dikush i ka kërcënuar ajo është vetëm performance e tyre dhe çdo dite po shkojnë ne Ambasade te Amerikës dhe në atë te Britanisë, aty ata po ankohen për disa kërcënime që vetëm ata po i shohin”, ka thënë Goran Rakiq.
Më tej Rakiq duke ironizuar ka thënë se arsyeja se pse subjektet tjera serbe nuk po bëjnë tubimë është frika nga mungesa e simpatizantëve në tubime.
“Ata kishin pasë dëshirë me mbledhë kaq njerëz dhe simpatizantë sa ka mbledhur lista Serbe këtu në Zubin Potok. Në tubimet e tyre, paraqiten shumë pak njerëz, dhe ata që janë prezent janë kryesisht vetëm shokët e ngushtë të këtyre kandidatëve dhe askush tjetër”, Goran Rakiq
Rakiq ka folur edhe për dënimin që kanë marrë nga PZAP. Sipas tij, është i pakuptimtë vendimi i panelit të ankesave e cila ka dënuar listën serbe me 30 mijë euro.
Në anën tjetër flamuj të Listës Serbe shihen edhe në Mitrovicën Veriorë.
Këtu mungojnë simbolet e Partisë Liberale Serbe dhe koalicionit “Sllobonda”, të dy këto subjekte serbe që i kanë hyrë garës për zgjedhje nacionale në Republikën e Kosovës.