Flet më në fund Thaçi, tregon se a u intervistua nga Gjykata Speciale

19:57 | 09 February 2019

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka demantuar lajmin e publikuar në mediat serbe se është intervistuar nga Gjykata Speciale

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Thaçi ka shkruar se ky lajm është i pavërtet dhe shpifje, përcjell ORAinfo.

Thaçi ka thënë se nëse do të ftohej nga Gjykata Speciale do t’i përgjigjej ftesës, siç thotë ai, pa hezitim.

“Artikulli i gazetës serbe “Novosti”, ku përmendet edhe emri im si kinse i ftuar nga Dhomat e Specializuara, është i pavërtetë dhe shpifje qëllimkeqe. Nëse do të ftohesha, pa asnjë hezitim do t’i përgjigjesha ftesës, në çdo moment, si të gjithë bashkëluftëtarët tjerë. Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e dinjitetshme dhe projekti më madhor politik e ushtarak në historinë e kombit shqiptar. Krenohem me UÇK-në”, ka shkruar Thaçi. /ORAinfo/

Komento: