Flet mitrovicasi që hoqi flamurin serb në Zveçan: “Afër 100 policë ma rrethuan shtëpinë”

11:13 | 09 Maj 2023

“Afër 100 policë ma rrethuan shtëpinë” – flet mitrovicasi që hoqi flamurin serb në Zveçan.

Dje u raportua për arrestimin e personit që hoqi flamurin serb mbi një shkëmb në Zveçan dhe e vendosi flamurin shqiptar.

Ishte zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, që në një prononcim konfirmoi arrestimin e një personi dhe më pas lirimin e tij me vendim të prokurorit.

Elshani shtoi se gjatë bastisjes, të njëjtit iu gjet edhe një armë pa leje.

Nuk ka shkuar shumë dhe është deklaruar Kujtim Boletini.

Ai përmes një postimi në “Facebook” tha se afër 100 policë, bashkë me prokurorin ia kishin rrethuar shtëpinë, duke ia trazuar familjen.

Më pas ndërkaq, ai shtoi se vendimin veçse e kishte marrë dhe se nuk i intereson çmimi që e paguan.

Në njërën prej pjesëve Boletini kujtoi edhe premtimin që e kishte dhënë si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe atë do ta mbajë deri kur do të varroset.

Komento: