Dy persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 02:00 pas mesnate në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.
Sipas pasojë e vet-aksidentit edhe dy persona të tjerë kanë marrë lëndime të rënda.
Dy femra të moshës 23 dhe 31 vjeç kanë humbur jetën gjatë aksidentit, ndërsa dy meshkuj të tjerë janë lënduar rëndë dhe po trajtohen në QKUK.
Nerxhivane Halimi, specialiste e Mjekësisë Emergjente dhe njëherit mjeke kujdestare ka thënë për lajmi. net, se gjendja e tyre është e rëndë dhe janë nën kujdes intensiv.
“Njëri prej tyre është dërguar në intensivë, tjetri po dërgohet në sallën operuese dhe do të kthehet në intensivë, gjendja e tyre është e rëndë”, tha Halimi.
Dy të lënduarit janë prej moshës 20 deri në 30 vjet sipas mjekes Nerxhivane Halimi, duke theksuar se njëri prej tyre ka edhe lëndime të paoperueshme.
Lëndimet kanë në vende të ndryshme të trupit si kokë, gjoks, bark, unaza e të tjera.