Flet nëna e 7 vjeҫarit që u privua nga jeta, iu prek shpirtin me fjalët e saj – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Flet nëna e 7 vjeҫarit që u privua nga jeta, iu prek shpirtin me fjalët e saj

11:05 | 22 Mars 2019

Humbja e jetës së 7 vjeҫarit ishte rasti që tronditi të gjithë.

Në Basel të Zvicres, një grua e moshës 75 vjeçare i ka marr jetën një fëmije kosovar, 7 vjeç.

Motivet e kësaj ngjarje makabre deri më tani janë të paqarta.

Nëna e Mërgimit, 7 vjeç, ka thënë se kjo është gjëja më e keqe që mund t’i ndodh një nëne, shkruan Blick.ch.

Fatma L. ka thënë se djali i saj ishte duke shkuar në shtëpi dhe nuk kishte arritur kurrë, pasi ishte lënduar fatalisht nga një grua që s’e kishte parë kurrë.

Në vendin ku Mërgimi ka humbur jetën, Fatma L. ka thënë se “Ne jemi shumë keq. Nuk mund të besojmë se çfarë ka ndodhur. Djali ynë nuk është më. Ajo mori lulen më të bukur nga unë”, është shprehur ajo duke mos i ndalur lotët.

Mes tjerash ajo ka thënë se nuk ishte hera e parë që djali po shkonte në shtëpi i vetëm

Fakti që ende nuk dihen motivet e rastit e bën jashtëzakonisht të vështirë për familjen.

“Nuk e njoh fajtorin. Unë kurrë nuk e kam parë dhe nuk e di pse e qëlloi djalin tim. Ajo shkatërroi jetën tonë”, ka thënë nëna e Mërgimit.

Fatma po trajtohej në spital ditët e fundit. E pa Mërgimin për herë të fundit dy ditë më parë.

“Ai më ka vizituar në krevat. Ishte aq i lumtur”, thotë ajo.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!