Flet pacienti i cili është drejt shërimit nga koronavirusi, tregon simptomat

00:13 | 19 March 2020

Pacienti i cili është drejt shërimit nga koronavirusi, ka treguar simptomat.

Pacienti Viktor Kola, i infektuar me Covid-19 dhe që është drejt shërimit, ka treguar për situatën e tij në 10 ditë qëndrimi në spital.

Ai ka rrëfyer këtë mbrëmje se koronavirusi, sipas tij, është një grip më i fortë sesa gripi normal.

Pyetjes se çfarë simptomash ka pasur ai i është përgjigjur:

“Kisha dhimbje fyti, pak temperaturë dhe dhimbje koke. Më shumë temperaturë ka pasur djali. Sonte është nata e 10-të që po kaloj në spital. Dua t’ju them se është pak më shumë se një grip i thjeshtë. Është si të ketë kafshuar qeni dhe ik, prandaj s’duhet të kemi panik”.

“Dua të falenderoj të gjithë mjekët për shërbimin e dhënë. Tani po pres të tamponin e dytë dhe ndihem shumë më mirë. I bindur që kjo situatë do kalojë sa më shpejt”, ka thënë ai më tej.

Komento: