Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqit, ka folur ekskluzishvisht për FrontOnline, pas aderimit të tij në Partinë Demokratike të Kosovës.
Krasniqi, ka thënë se ka qenë vizita në Hagë, ajo që ka bërë që ai të i bashkohet PDK-së.
”Po në Hagë e mora aminin për tu bashkuar në PDK” tha shkurt Krasniqi për FrontOnline.
Kujtojmë se FrontOnline, informacionin se Altin Krasniqi do i bashkohet PDK-së e kishte nga dita e djeshme, derisa sot zyrtarisht njoftimin se Altin Krasniqi iu është bashkuar PDK-së e ka bërë edhe kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi.
”Sot, po mirëpresim një zë të ri në Partinë Demokratike të Kosovës — por që është i rrënjosur thellë në trashëgiminë e shërbimit, sakrificës dhe përkushtimit të palëkundur ndaj vendit tonë!