FLET PËR KOSOVËN! Përzgjedhësi i Izraelit me deklaratë të fortë para ndeshjes

22:30 | 30 Shtator 2026

Përzgjedhësi i Izraelit, Ran Ben Shimon, ka vlerësuar lart Kosovën para përballjes së së enjtes në Ligën e Kombeve.

Izraeli do të kërkojë pikët e para në këtë edicion të Ligës së Kombeve, kur të enjten nga ora 21:45 do të përballet me Kosovën në Debrecen të Hungarisë.

Pas humbjeve ndaj Austrisë dhe Irlandës, përfaqësuesja izraelite ndodhet nën presion për të marrë rezultat pozitiv, ndërsa Ben Shimon në konferencën për shtyp para ndeshjes ka folur edhe për kundërshtarin e radhës.

Përzgjedhësi izraelit tregoi se në ditët e para pas humbjes ndaj Irlandës fokusi ishte te analiza e paraqitjes së tyre dhe gabimeve që kishin bërë, ndërsa më pas vëmendja u zhvendos te Kosova.

“Në një ose dy ditët e para, ne u përqendruam te vetja, se si do të rikuperohemi nga kjo dhe çfarë bëmë gabim, të gjithë ne, përfshirë ekipin. Në dy ditët e fundit, ne u përqendruam te Kosova dhe avantazhet e saj”, deklaroi Ben Shimon.

Ai pati fjalë të mira për Kosovën, duke e konsideruar atë një prej ekipeve më të forta në këtë grup, veçanërisht kur luan në shtëpi.

“Ata janë një ekip me cilësi shumë të lartë, ndoshta më i miri në shtëpi së bashku me Austrinë. Ne presim një ndeshje të vështirë dhe komplekse, të cilën do të donim shumë ta fitonim”, theksoi përzgjedhësi i Izraelit.

Kosova dhe Izraeli do të përballen të enjten në Debrecen, në një ndeshje me rëndësi të veçantë për të dyja përfaqësueset. Kosova ka tri pikë pas dy ndeshjeve, ndërsa Izraeli është ende në kërkim të pikëve të para.

Komento: