Prokurori Juniku: Kemi informata që mund të jetë ushtruar dhunë edhe te personat e tjerë.
Dorian Juniku, prokuror i Prokurorisë së Pejës, ka bërë të ditur se prokuroria ka informata se në qendrën e të moshuarve në Pejë, mund të ketë raste të tjera të dhunës, edhe ndaj të moshuarve të tjerë, përveç asaj që u raportua gjatë ditës së mërkurë.
Juniku theksoi se prokuroria është ende në fazën hetimore, dhe se nuk do të ndalen derisa ky rast të zbardhet.
“Jemi në fazën fillestare hetimore, që në fund të kompletojmë rastin dhe të kemi një pasqyre të qartë se çfarë ka ndodhur, nuk do të ndalemi deri sa të sqarohet i gjithë rasti”.
“Është autorizuar policia, që të vazhdojë edhe të personelit, por edhe të tjerëve që janë vendosur aty. Kemi dyshime që këto raste mund të kenë ndodhur edhe më herët”, ka thënë Juniku në Dukagjin
Për këtë rast janë arrestuar tre persona. Aurona Pelaj, e dyshuara kryesore e cila shihet në video derisa e godet gruan e moshuar, në polici ka deklaruar se ka qenë duke u vetëmbrojtur./telegrafi