Flet trajneri, tregon se pse u befasua Shqipëria nga Lituania

23:44 | 07 September 2020

Reja tregon pse u befasua Shqipëria nga Lituania.

Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja, ka folur për Super Sport pas humbjes në Air Albania 0-1 nga Lituania.

“Jam i zhgënjyer qoftë për ndeshjen, qoftë për lojën. Luajtëm kundër një kundërshtari që ishte i mirë fizikisht, për fat të keq gabuam dhe tani duhet të shohim përpara”, u shpreh ai.

“Nuk është se nuk i bënë detyrat lojtarët, patëm disa raste që nuk i shfrytëzuam. Por kishim përballë një skuadër të përgatitur mirë fizikisht, psiqikisht dhe nuk u ndalën për 90 minuta”.

“Ndeshja mund të përfundonte edhe me 0-0 për mënyrën si shkoi, por përfundoi me një gabim tonin”.

“Më vjen keq për humbjen, i pash edhe lojtarët të mërzitur”. “Për sa i përket skemës së mbrojtjes, e gjithë bota luan me 3 mbrojtës, por në bëmë gabim te goli dhe nuk ishim mirë fizikisht”.

Komento: