Flet transferi i parë i real Madridit, ky është premtimi i tij – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Flet transferi i parë i real Madridit, ky është premtimi i tij

21:40 | 07 Janar 2019

Gjiganti spanjoll Real Madrid ka kompletuar transferin e parë të janarit.

Real Madrdid pritet që gjatë këtij afati të sjell edhe lojtar tjerë në Santiago Berbnabeu për të forcuar skuadrën.
Brahim Diaz ka kompletuar transferimin e tij nga Manchester City tek Real Madrid.

Lojtari nuk gëzonte hapësirat e mjaftueshme në formacionin e Guardiolas dhe si pasojë vendosi të largohej.

Kështu, opsioni më i mirë për të padyshim se ishte skuadra kampione e Botës, Real Madrid.

Pas transferimit në “Santiago Bernabeu” lojtari është shprehur të jetë shumë i lumtur me vendimin e tij.

“Kalova tek klubi të cilin e kam ëndërruar prej kur isha djal i vogël” ka thënë fillimisht Diaz, transmeton lajmi net.

“Kur vendosa të largohem nga City, kisha vetëm tri opsione në mendje: 1 – Të luaja për Real Madrid, 2 – Të luaja për Real Madrid dhe 3- Të luaja për Real Madrid” ka thënë tutje i riu.

Pra, ai e kishte ndarë mendjen qysh moti dhe nuk kishte dyshim për skuadrën që do të zgjidhte.

Mbetet të shihet nëse lojtari do të arrijë të fitojë një vend në formacionin e “Los Blancos” dhe të lë gjurmët e tij në La Liga.

Komento: