Flet ushtari i radhës i ftuar nga Specialja

15:14 | 27 March 2019

Gjykata Speciale po vazhdon me ftesa për ish-drejtuesit e UÇK-së.

Rrahim Hashimi është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale, e do të dëshmojë në Hagë me 9 prill.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media nga OVL-UCK ndërkaq, Hashimi ka deklaruar se do të paraqitet në Hagë për të respektuar ligjet e vendit.

“Personalisht s’kam kryer ndonjë kr.im dhe s’kam njohuri për ndonjë akt të tillë të kryer” është deklaruar ai.

I njëjti ka bërë të ditur se është ftuar në cilësinë e të dyshuarit për shkelje të disiplinës ushtarake apo tejkalim të autorizimeve ushtarake.

Komento: