
72 vjeçari ishte në hotel me një 30 vjeçare.
42 vjet më e re ka qenë partnerja e 72-vjeçarit i cili u nda nga jeta në mesditën e 8 janarit në një dhomë moteli në Gjilan.
Plaku derisa po kryente marrëdhënie me 30-vjeçaren ra pa shenja jete në dyshemenë e motelit ku ata po qëndronin.
Vajza që ishte me të moshuarin është intervistuar nga policia.
Në hetuesi ka thënë se iku nga moteli pasi u frikësua kur pa plakun e shtrirë në tokë. Express sjell detaje të këtij rasti.
Në mesditën e 8 janarit të këtij viti në një motel në Gjilan u gjet i pa jetë një person i moshës 72-vjeçare. Ai, aty, kishte shkuar me një vajzë, mosha e së cilës nuk kishte qenë hiç më e madhe se 30-vjeçe.
Kjo grua (emër i njohur për redaksinë) e cila është nga rajoni i Gjilanit, kohë pas kohe me persona të ndryshëm po i frekuentonte motelet kosovare.
Por një fat i keq, atë e gjeti me 72-vjeçarin. Derisa kishin qenë duke kryer marrëdhënie intime, ai kishte ndërruar jetë.
Express nga burimet e saja të besueshme brenda institucioneve të sigurisë në vend, ka arritur që ta sigurojë deklaratën e vajzës e cila kishte qenë në dhomën e hotelit me 72-vjeçarin.
Ajo para organeve të hetuesisë kishte deklaruar se me dëshirë dhe vullnetin e dy palëve kishin shkuar në motel.
“Kemi qenë duke kryer marrëdhënie në dhomën e hotelit. Por ai në një moment ka ra në dysheme. Unë kur e kam pa ashtu, jam frikësua edhe kam ikë nga moteli. Aty kemi shku dytë me vullnet”, ka deklaruar ajo.
Në pyetjet e policisë se nëse i moshuari në praninë e saj kishte pirë ndonjë medikament mjekësore, ajo ishte përgjigjur se në praninë e saj ai nuk kishte konsumuar medikamente.
“Jo, sa unë kam qenë aty, nuk e kam pas nëse ka pirë ndonjë medikament mjekësor ose diçka tjetër”, ka deklaruar ajo.
E ndërkohë të gjithë rastin, policia e Kosovës po e heton si të dyshimtë.
Megjithëkëtë, në Policinë e Kosovës thonë se ndërmarrin aksione në motele kur kanë ndonjë informatë për kryerje të ndonjë vepre penale.
“Policia e Kosovës përmes mekanizmave te saja ndërmerr veprime ne këto lokacione, ne rastet kur posedon ndonjë informacion për kryerje te mundshme te ndonjë vepre penale, dhe varësisht prej natyrës se rastit angazhon edhe njësitet policore”, thuhet në përgjigjet e Policisë drejtuar Gazetës Express.
Ndërkohë, në motelet e vendit disa kosovarë dhanë edhe frymën e fundit.
Një 74-vjeçar kishte ndërruar jetë në njërin nga motelet e Gjilanit, mbrëmjen e 23 marsit të këtij viti dhe një tjetër në Rahovec në janar.
Ndryshe, në bazë të Ligjit për Turizëm të Kosovës, moteli përkufizohet si objekt i destinuar kryesisht për pushim dhe ndalim të personave të motorizuar, për furnizim me ushqim, pije si dhe shërbime të tjera.
“Moteli – objekti i destinuar kryesisht për pushim dhe ndalim të personave të motorizuar, për furnizim me ushqim, pije si dhe shërbime tjera. Objektet ndërtohen jashtë qendrave të banuara, pranë rrugëve automobilistike dhe ofrojnë këto shërbime shtesë pos vendosjes”.