Flet vëllai i madh i Gani Gecit, tregon pse djali i tij kaloi në Vetëvendosje

11:35 | 21 Janar 2021

Vëllai i madh i Gani Gecit tregon pse djali i tij kaloi në Vetëvendosje.

Halil Geci vëllai i ish-deputetit të LDK’së Gani Geci ka sqaruar anëtarësimin e djalit të tij Fatos Geci në Lëvizjen Vetëvendosje.

Geci ka shkruar në Facebook se djali i tij Fatosi e ka gjetur liderin më të mirë që e ka Kosova duke aluduar në Albin Kurtin e VV’së.

“Dr. Fatos Geci ka bërë më të mirën që ka ditur kur ka kaluar në VV ai e ka zgjedhur rrugën e popullit, liderin më besimtar që premton shumë Albin Kurtin natyrisht pa lejen time nuk e ka bërë. Faleminderit nga Fatosi që e ka gjetur liderin më të mirin që e ka Kosova. Po të isha edhe unë në vendin e Fatosit edhe unë do ta ndërroja pa hezitim partinë ngase nga vdekja e Rugovës nuk ekziston më frymë rugoviste në këtë parti”, ka shkruar ai.

Komento: