Planet e Kosovës për aplikim në BE, flet zyrtari më i lartë i Brukselit.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charls Michel, pas takimit të sotëm në Tiranë, në konferencën për media ka folur edhe për synimin e Kosovës për të aplikuar për statusin e vendit kandidat.
Michel i pyetur për deklaratën e presidentes Vjosa Osmani se Kosova do të aplikojë para vitit të ri, ka thënë se fillimisht një deklaratë e tillë u bë nga Presidenca e Kosovës dhe ka shtuar se i takon Këshillit Evropian të trajtojë këtë çështje dhe të shikojë se çfarë rrjedhe mund të ketë.
“Dy pika shkurtimisht. Unë konfirmoj që ky informacion u shpall nga Presidenca e Kosovës, elementi parë, dhe elementi i dytë i takon Këshillit Evropian që ta trajtojë këtë temë, të shikojë se çfarë vijimi do t’i jepet kësaj iniciative”, ka thënë Michel.