Flick gjen “perlën” e radhës te La Masia

14:41 | 24 Gusht 2026

Xavi Espart, një djalosh i ri vetëm 19 vjeçar po tërheqë vëmendjen te Barcelona, pas paraqitjes së tij të mirë në ndeshjen hapëse të La Ligës ndaj Elches.

19-vjeçari dhuroi asistimin për Fermín Lopezin dhe zhvilloi një paraqitje të sigurt, duke dëshmuar edhe një herë talentin e tij.

Trajneri Hansi Flick e kishte krahasuar më herët Espartin me legjendën gjermane Philipp Lahm, për aftësinë për të luajtur në disa pozita, raporton GOAL

Espart, i rritur në akademinë e Barcelonës, shihet tashmë si një prej talenteve më premtuese të klubit.

Komento: