
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, deklaroi se mungesa e liderëve në një skuadër të re është normale dhe se ai ka besim të plotë në potencialin e lojtarëve të tij.
Flick ka folur para ndeshjes së ardhshme në shtëpi ndaj Levantes, duke treguar se skuadrës së tij i nevojiten liderë për të marrë përgjegjësi.
“Kjo është normale. Nëse mendoj për Gironën, 15-20 minutat e para shkuan mirë, por më pas humbëm ritmin dhe megjithëse patëm raste, nuk i shfrytëzuam”, ka thënë fillimisht Flick.
“Mund ta shihnim që nuk po luanim me intensitetin e duhur”.
“Ne kemi nevojë për liderë, dhe për këtë kemi folur. Është e rëndësishme të ndiejmë dhe të marrim përgjegjësi për objektivat tona”.
“Kur lojtarët japin 100%, cilësia është e jashtëzakonshme dhe ndonjëherë nuk ka liderë të qartë, por kjo është gjithashtu pjesë e punës sonë dhe unë kam besim te ekipi im”.
“Jam i paduruar. E kemi kthyer faqen dhe duhet të përmirësohemi”, përfundoi trajneri i Barcelonës.