Flokët me shishka, e me shumë stil, Jasemini tjetër femër në jetën reale

14:17 | 11 December 2018

Jasemini është ndër aktoret me të pëlqyera nga adhuruesit e serialit ‘Zonja Fazilet’.

Aktorja e njohur turke, Hazal Türesan e cila i dha jetë rolit të “Jaseminit” në serialin “Zonja Fazilet dhe të bijat” në realitet është një person krejt tjetër.

Ajo përveç pamjes, shumë më ndryshe është edhe nga karakteri i Jaseminit. Aktorja në rolin e Jaseminit mundohet të bëhet pengesë për të gjithë me mashtrimet dhe dredhitë e saj.

Por, Hazal komentohet si një person i dashur dhe i afërt me të tjerët. Hazal Türesan u lind në vitin 1985 në Ankara dhe tani ajo është 33-vjeçare, transmeton rtv21.

Hazal përfundoi arsimin fillor dhe të mesëm në Ankara. Ajo mbaroi edhe studimet universitare në Ankara ku studioi aktrimin.

Ajo vazhdimisht publikon fotografi familjare në llogarinë e saj Instagram, duke mos e përjashtuar edhe të dashurin e saj Cagri Citanak.

“Zonja Fazilet dhe të bijat” është një nga serialet më të pëlqyer në Turqi. Bëhet fjalë për historinë e zonjës Fazilet e cila jeton me dy vajzat e saj në një lagje të varfër.

Pas humbjes së bashkëshortit, barra e familjes i bie Faziletit e cila kërkon të arrijë qëllimet e saj përmes të bijave. Megjithatë, ajo ballafaqohet vazhdimisht me dredhitë e “Jaseminit”.

Komento: