Flora Brovina jep deklaratë në polici për fotografinë e prezantuar në Kuvend

11:10 | 17 Maj 2019

Flora Brovina do të jap sot deklaratë në polici për fotografin që e publikoi dje, e cila doli te ishte në Irak.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina ka arritur tanimë në stacionin policor në Prishtinë.

Mësohet se Brovina do të deklarohet për fotografitë e prezantuara dje në Kuvendin e Kosovës.

Ajo dje i prezantoi dy fotografi sipas saj të bëra gjatë luftës në Kosovë, ku në njërën prej tyre shihej një femër duke u dhunuar.

Brovina tha para mediave se e njihte gruan që siç tha ajo, u dhunua nga ushtarët serb, por që më vonë në media u raportua se fotoja është bërë vite më parë në Irak e nuk është nga lufta e fundit në Kosovë.

Kjo nxiti reagim të madh në gjithë vendin, duke u konsideruar si skandali me i madh pas lufës në Kosovë.

Komento: