Florent Muslija nuk mund të grumbullohet me Kosovën, kjo është arsyeja

10:59 | 29 August 2020

Kosova në shtator do t’i zhvillojë dy ndeshje në Ligën e Kombëve, kundër Moldavisë dhe Greqisë.

Mesfushori kosovar, Florent Mulisja nuk do të grumbullohet me Kosovën për ndeshjet e shtatorit.

Klubi i Hanover 96 ia ka konfirmuar FFK-së se Muslija nuk do të udhëtojë për grumbullim me Kosovë, kjo për shkak të karantinimit 2 javor shkak i pandemisë së koronavirusit.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i sportit në vendin tonë, Arlind Sadiku.

“Konfirmohet lajmi qe raportova dje. Hannover 96 ia ka bere te ditur FFK-se qe nuk mund ta lejojne mesfushorin Florent Muslija te grumbullohet me Kosoven, per shkak te karantinimit 2 javore”.

Komento: