Real Madrid pritet ta transferojë gjatë afatit një mbrojtës.
Emri që mund t’i bashkohet Real Madridit këtë afat, është mbrojtësi i Portos, Eder Militão.
Për 21 vjeçarin brazilian, ‘Los Blancos’ do t’i paguajnë Portos klauzolën e lojtarit prej 50 milionë euro.
Mediet në Spanjë kanë kritikuar Real Madridin për shpenzimin e 50 milionë eurove për një lojtar që ka zhvilluar vetëm 23 ndeshje për skuadrën portugeze.
Militano te Porto është transferuar verën e kaluar nga Sao Paulo për vetëm katër milionë euro.