Florentino Perez i bën gati 50 milionë për transferimin e lojtarit ‘anonim’ – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Florentino Perez i bën gati 50 milionë për transferimin e lojtarit ‘anonim’

09:41 | 19 Janar 2019

Real Madrid pritet ta transferojë gjatë afatit një mbrojtës.

Emri që mund t’i bashkohet Real Madridit këtë afat, është mbrojtësi i Portos, Eder Militão.

Për 21 vjeçarin brazilian, ‘Los Blancos’ do t’i paguajnë Portos klauzolën e lojtarit prej 50 milionë euro.

Mediet në Spanjë kanë kritikuar Real Madridin për shpenzimin e 50 milionë eurove për një lojtar që ka zhvilluar vetëm 23 ndeshje për skuadrën portugeze.

Militano te Porto është transferuar verën e kaluar nga Sao Paulo për vetëm katër milionë euro.

Komento: