Flori i bëri ofertë për martesë, vjen reagimi i papritur nga Bebe Rexha

08:20 | 05 January 2019

Ka vazhduar komunikimi përmes rrjeteve sociale mes Bebe Rexhës dhe Flori Mumajesit.

Para pak ditësh, këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha përmes një postimi në
Twitter ka bërë një kërkesë interesante për burrin e saj të ardhshëm.

“Për burrin tim të ardhshëm: Eja dhe më gjej sa më shpejt. Të dua”, ka shkruar këngëtarja.

Kantautori i njohur shqiptar, Flori Mumajesi lidhur më këtë i ka shkruar Bebe Rexhës privatisht në
Instagram.

“Tak tak… Hape deren, jam une Burri. Me shpejt se kaq nuk vija dot”, teksa këngëtarja e ka hapur mesazhin e Florit, mirëpo ka preferuar që mos t’ia kthejë.

Komento: