Florian Bieber: Marrëveshja e publikuar mes Kosovës dhe Serbisë nuk përmban surpriza

09:20 | 28 February 2023

Bieber: Marrëveshja e publikuar mes Kosovës dhe Serbisë nuk përmban surpriza.

Profesori i Universitetit të Grazit dhe ekspert i çështjeve të Ballkanit, Florian Bieber, ka thënë se marrëveshja e publikuar mes Kosovës dhe Serbisë nuk përmban surpriza.

Bieber me anë të një postimi në rrjetin social Tëitter, ka shkruar se pytjet e hapura në lidhje me Propozimin Evropian janë Asociacioni dhe pozicioni i vendeve mosnjohëse në BE dhe NATO.

Ai më tej shkruan se publiku serb nuk është përgatitur qëllimisht për një marrëveshje, transmeton Klankosova.

“Marrëveshja e publikuar mes Kosovës dhe Serbisë nuk përmban surpriza. Pyetjet kryesore të hapura janë a) detajet rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe b) pozicioni i vendeve mosnjohësve në BE dhe NATO. 1/3”, shkruan Bieber.

“Tjetër, publiku serb nuk është përgatitur qëllimisht për një marrëveshje. Rreziku është a) Vuçiq bën një Gjukanoviç (ai e paraqet veten si mbrojtës i vetëm për të mbajtur gjallë marrëveshjen, përndryshe e djathta ekstreme e merr përsipër, të cilën ai e ka dhe do të vazhdojë ta kultivojë). 2/3”

“b) një paqe të ftohtë dhe pa një zgjidhje përfundimtare, Vuçiq mund të vazhdojë pa shumë ndryshime drejt Kosovës, duke përshkallëzuar tensionet, duke krijuar krizë të rreme. 3/3”.

Komento: