Florian Marku i pandalshëm, e mposht edhe bokserin çek

08:56 | 21 Shtator 2019

Florian Marku ka fituar në meçin e boksit të zhvilluar dje mbrëma në Londër në 02 Arena.

Boksieri shqiptar mundi me vendim unanim të gjyqtarëve boksierin çek Miroslav Serban.

Para ndeshjes, Marku ishte takuar edhe me ish-kampionin e peshave të rënda, Anthony Joshuan prej të cilit ka marrë këshilla të cilat rezultuan të suksesshme.
Televizioni sportiv BT për fitoren e Florian Markut e pati këtë shkrim: ” Senzacioni i mediave sociale, Florian Marku, vazhdon rekordin e tij duke mbetur i pamposhtur” , raporton indeksonline.

Pas ndeshjes, Marku shfrytëzoi rrjetet sociale për t’i falënderuar të gjithë ata që e përkrahën.

“Faleminderit të gjithëve për përkrahjen sot, më besoni kur futem në ring edhe ju shof të gjithë juve duke bërtitur me shpirt, vështirë të humb… vazhdojmë fuqishëm 5-0” – ishin fjalët që Florian Marku shkroi në llogarinë e tij në Facebook.

Ndeshjen e plotë mund ta shikoni këtu…

Komento: