Fluks i madh i mërgimtarëve që vijnë për pushime verore

23:48 | 20 Qershor 2021

Fluks i madh i mërgimtarëve pritet të vijnë në Kosovë këto ditë.

Pas lehtësimit të masave anti Covid shumë bashkëatdhetarë kanë marrë rrugë për në vendlindje. Këtë të diel është parë fluks i madh i mërgimtarëve që kanë ardhur për të kaluar pushimet verore. Ata thonë se edhe këtë herë do ta ndihmojnë Kosovën ekonomikisht.

Aeroporti “Adem Jashari” këtë të diel ishte i stërmbushur me bashkëatdhetarë. Pas lirimit të masave, fillimit të vaksinimit shumë mërgimtarë kanë marrë rrugën për në Kosovë që të kalojnë pushimet verore.

Përveç vizitave familjare ardhja e tyre ndihmon edhe ekonominë e Kosovës.

Komento: