Flutura Kusari për aksionin në RTK: Nëse e zhdukin atë video, ajo quhet censurë

21:08 | 01 Shkurt 2023

Juristja e medias, Flutura Kusari, e ka lavdëruar aksionin protestues sot gjatë transmetimit të lajmeve qendrore në RTK.

Sipas Kusarit, ky aksion ishte fantastik dhe se do të ishte censurë nëse RTK “e zhdukë” atë video të momentit kur u zhvillua aksioni.

Një aktivist i PSD’së ka zhvilluar një aksion simbolik në studio të RTK’së si shenjë proteste ndaj përzgjedhjes së militantit të Vetëvendosjes, drejtor i kanaleve të gjuhës shqipe në televizionin publik të Kosovës.

Gjatë transmetimit live të lajmeve qendrore, aktivisti ka hyrë në studio të RTK’së, duke e mbajtur një pankartë në duar ku shkruhej “RTK – Radio Televizioni i Kurtit”.

Kujojmë se Rilind Gërvalla, që është përzgjedhur në pozitën e drejtorit, është militant i kahmotshëm i partisë në pushtet.

Komento: