‘Fluturon’ çmimi i vajit në Kosovë, 2.25 deri 2.29 cent litri

22:28 | 08 March 2022

Po vazhdon rritja e çmimeve të produkteve ushqimore në Kosovë.

Pasditen e sotme në raftet e marketeve kosovare është vërejtur rritja e vajit, shkruan ORAinfo.

Nga 1.70 sa ishte në orët e paradites, në orët e mbrëmjes një litër vaj kushon 2.29 cent.

Kjo rritje ka nxitur reagim të ashpër në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë janë ankuar se do të kenë të pamundur për ta përballuar këtë rritje të çmimeve që po ndodh kohëve të fundit. /ORAinfo/

Komento: