‘Fluturon’ sërish çmimi i vajit në Kosovë, shkon në 2 euro e 99 centë!

11:39 | 05 Prill 2022

Çmimi i vajit të lulediellit në marketet e Kosovës është ngritur sërish dhe një litër po kushton 2 euro 99 centë.

Gazetari Imer Mushkolaj ka shpërndarë fotografi nga çmimet e ngritura të vajit.

Në fillim të muajit mars super marketet e shitën litrin e vajit me çmim rekord për 3 euro e 49 centë, duke shkaktuar reagim masiv nga qytetarët.

Kjo bëri që të aktivizohej edhe Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë, duke shqiptuar gjoba për mashtrimet me çmime.

Komento: