FMN dërgon një mision në Kosovë për t’i analizuar zhvillimet e fundit makroekonomike, perspektivën dhe rreziqet

16:56 | 02 Shkurt 2026
fmn-dergon-nje-mision-ne-kosove-per-t’i-analizuar-zhvillimet-e-fundit-makroekonomike,-perspektiven-dhe-rreziqet

Sebastian Sosa, Përfaqësues Rezident Rajonal i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Ballkanin Perëndimor ka paralajmëruar një fizit të një misioni të FMN-së në Kosovë nga 3 deri më 13 shkurt.

Ai tha se do të zhvillohet një konsultim vjetor për t’i vlerësuar zhvillimit e fundit makroekonomike në vend, përveç tjerash.

“Një mision i FMN-së, i udhëhequr nga David Amaglobeli, do të vizitojë Kosovën gjatë periudhës 3–13 shkurt 2026, për të zhvilluar konsultimin vjetor sipas Nenit IV me Republikën e Kosovës.¹ Qëllimi i këtij misioni mbikëqyrës është të bëjë një vlerësim të zhvillimeve të fundit makroekonomike, të analizojë perspektivën dhe rreziqet, si dhe të diskutojë prioritetet e politikave ekonomike dhe të reformave me autoritetet dhe palët e tjera kryesore të interesit”, ka thënë Sosa, sipas një deklratate të publikuar nga FMN-ja.

Pas vizitës në Kosovë, FMN tha se “misioni planifikon të publikojë një komunikatë për shtyp përmbyllëse dhe të mbajë një konferencë për shtyp”.

Sipas Nenit IV të Marrëveshjes së Themelimit të FMN-së, FMN zhvillon “diskutime dypalëshe me vendet anëtare, zakonisht çdo vit”.

“Një ekip i stafit viziton vendin, mbledh informacione ekonomike dhe financiare dhe diskuton me zyrtarët zhvillimet dhe politikat ekonomike të vendit. Pas kthimit në seli, stafi përgatit një raport, i cili shërben si bazë për diskutim nga Bordi Ekzekutiv (Fletë-informuese e FMN-së mbi Mbikëqyrjen)”.

Komento: