Foda ”selam” Turqisë: Radha është për ju

22:30 | 27 Mars 2026

Pas fitores historike ndaj Sllovakisë, Kosova është një hap larg për të shkruar historinë, për tu kualifikuar në Kupën e Botës 2026.

”Dardanët” fokusin tani e kanë për ndeshjen finale të play-offit, kundër Turqisë, e cila zhvillohet të marten më 31 mars, në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan IndeksOnline.

Selektori i Kosovës, Franco Foda, gjatë festës së mbrëmshme në zhveshtoret e stadiumit në Bratisllavë, i ka quar një selam Turqisë.

”Tani është vetëm një hap më larg. Sot shijojmë këtë moment, ndërsa nga nesër fokusohemi te Turqia. FORCA”, ishte mesazhi i fuqishëm nga Franco Foda drejtuar futbollistëve të Kosovës.

Komento: