Folën dje në telefon, Mustafa tregon se ҫka bisedoi me Thaҫin

20:04 | 18 Mars 2020

Isa Mustafa ka treguar se ҫka ka biseduar me Presidentin Thaҫi.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka mohuar se ka pasur ndonjë koordinim me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, për veprimet e ndërmarra.

Ai tha se dje ka biseduar me të, por kjo ka ndodhë pasi Mustafa kishte shkruar për nevojën që institucionet të koordinohen për menaxhim të COVID-19.

Mustafa tha se presidenti e ka thirrur, duke menduar se e ka kritikuar dhe në një formë Thaçi e njoftoi për punën që po bën, e ndërkaq Mustafa tha se i ka thënë presidentit se “kam shkruar vetëm si propozime”.

LDK sot vendosi të nis mocion mosbesimi për Qeverinë e Kurtit, në të cilën deri sot ishte edhe vetë.

Komento: