Policia është në aksion këtë mbrëmje.
Një aksion policor është në Komunën e Mitrovicës dhe Vushtrrisë, shkruan Indeksonline.
Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline Daut Hoxha, zëdhënës i PK –së.
Ai ka thënë se në këtë aksion janë duke u bastisur disa lokale të qytetit ku dyshohet se po ushtrohen
vepra të ndryshme penale, përfshirë edhe lojërat e fatit.
“Policia e Kosoves në vazhdimësi ka punuar dhe po punon me perkushtim ne parandalimin dhe luftimin e dukurive negative ne vend, veprave të ndryshme penale, perfshire edhe lojrat e fatit. Ju konfirmoj se ne kete fazë eshte duke u implementuar nje plan operativ në disa lokacione ne Vushtrri, ndersa detaje tjera tani për tani nuk mund te behen te ditura deri ne implementimin e plotë të këtij plani policor”, ka thënë ai.