Forcat gjermane në Kosovë paralajmërojnë rrezik për përshkallëzim në veri

09:21 | 14 December 2022

Udhëheqësi i kontingjentit gjerman të KFOR-it, kolonel Egon Frank, la të hapur mundësinë e përshkallëzimit të situatës në vazhdën e tensioneve të përtëritura në Kosovë.

“Ekziston një rrezik i përhershëm që situata e sigurisë të përkeqësohet në periudhën më të shkurtër të mundshme”, tha ai për televizionin gjerman “Welt”.

Frank tutje sqaroi se në veri të Kosovës ekziston një nivel i lartë i zhgënjimit për situatën e përgjithshme. Kjo gjë, sipas tij, krijon një bazë për përshkallëzim të mundshëm dhe cytje të dhunës.

“Përveç kësaj, populli në veri të Kosovës përdoret “si instrument i ndikimit serb nga aktorë të ndryshëm””, shtoi Frank.

Koloneli gjerman garantoi se operacioni ushtarak ndërkombëtar i udhëhequr nga NATO, KFOR-i është obligativ “për sigurimin e paqes dhe stabilizimin e situatës në terren”.

Komento: