Forcat Speciale britanike arrijnë në Kiev për t’i stërvitur ukrainasit në përdorimin e raketave anti-tank

13:29 | 16 April 2022

Forcat Speciale britanike SAS kanë arritur në Kiev për t’i stërvitur forcat ukrainase shkruan The Times.

Oficerët britanikë janë stacionuar në kryeqytet dhe përreth tij për të filluar stërvitjet ushtarake.

Kapiteni ukrainas, Yuriy Myronenko, ka thënë se britanikët po i stërvisin ushtarët ukrainas për të përdorur raketat anti tank të cilat janë dërguar nga Britania në Ukrainë.

Ushtarakët britanikë ishin dërguar në Ukrainë edhe pas aneksimit të Krimesë. Ata ishin tërhequr në shkurt për të mos shkaktuar konflikt direkt me forcat ruse dhe mundësinë e hyrjes në luftë të drejtëpërdrejt të NATO-s.

SHBA në anën tjetër do të dërgojë 800 milionë dollarë ndihma ushtarake dhe armatim të rëndë në Ukrainë.

Komento: