Forcat turke që erdhën pas tensioneve në Veri, nesër kthehen në vendlindje: Përmbushën misionin

22:40 | 05 Shtator 2023
forcat-turke-qe-erdhen-pas-tensioneve-ne-veri,-neser-kthehen-ne-vendlindje:-permbushen-misionin

Forcat rezervë turke të dislokuara në Kosovë gjatë muajit qershor, do të kthehen në Turqi me përfundimin e misionit të tyre të mërkurën, shkruan TRT.

Sipas Minstrisë turke të Mbrojtjes, ata kanë përmbushur me sukses misionin e tyre për sigurimin e paqes në Kosovë nga 10 qershori deri më 31 gusht.

“Njësia jonë e dislokuar, pas mbërritjes së saj në kazermën Sulltan Murat në Kosovë më 6 qershor 2023, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në sigurimin e paqes në Kosovë ndërmjet 10 qershorit dhe 31 gushtit dhe ka përmbushur me sukses misionin e saj”, kanë njoftuar nga Ministria turke e Mbrojtjes.

Nga kjo ministri gjithashtu kanë thënë se Turqia do të vazhdojë të monitorojë nga afër zhvillimet në Ballkan, rajon me të cilin ekzistojnë vlera të përbashkëta historike dhe kulturore.

Me kërkesë të NATO-s, Turqia kishte vendosur trupa shtesë në Kosovës në qershor pas tensioneve në veri të vendit./Express/

Komento: